Urime Dita e Flamurit dhe 109 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
Sot, më 28 nëntor 2021, shënohet 109 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së Flamurit nga Ismail Qemali në qytetin e Vlorës.
Festa e 28 nëntorit dhe ngritjes së flamurit festohet në të gjitha trojet shqiptare, për arsye se kjo festë shënon shpalljen e pavarësisë së tokave shqiptare nga Perandoria Osmane. Ngritja e flamurit nga Ismail Qemali ndodhi më 28 nëntor të vitit 1912, dhe konsiderohet rezultat i shumë përpjekjeve të gjithanshme të popullit shqiptar nëpër fronte të luftës dhe nëpër qarqe të ndryshme diplomatike të cilat i bërën personalitetet e ndryshme shqiptare për të bindur fuqitë perëndimore të lejojnë shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.
Festa e Flamurit ose festa e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë jo vetëm që është festa më e madhe kombëtare e popullit shqiptar, por kjo ngjarje konsiderohet edhe boshti kryesor rreth të cilit bashkohen shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare dhe jashtë tyre.
Me këtë rast Radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit ua uron Festën e Flamurit të gjithë shqiptarëve në të gjitha trojet ballkanike dhe në të gjitha vendet e botës ku jetojnë dhe punojnë!
URIME FESTA E FLAMURIT!