Dita e flamurit në vendet të ndryshme
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i118176
Dubai bëhet Kuq e Zi. Ndërtesa më e lartë në botë “Burj Khalifa” ndezi dritat kuq e zi të flamurit shqiptar për nder të 109 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Nëntor 29, 2021 09:08 Europe/Tirane
  • Dita e flamurit në vendet të ndryshme

Dubai bëhet Kuq e Zi. Ndërtesa më e lartë në botë “Burj Khalifa” ndezi dritat kuq e zi të flamurit shqiptar për nder të 109 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë.

Foton e ka publikuar kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli. “Një pamje e bukur nga Dubai. Jemi një”. Edhe Zagrebi shkëlqeu sonte me ngjyrat kuq e zi. Në nderim të 109 vetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ngjyrat e flamurit shqiptar ndriçuan sonte në Ujvarën e Zagrebit. Videoja u postua nga ambasada shqiptare në Kroaci. Gëzuar Ditën e Flamurit!! Jetojnë larg vendlindjes, por emocionin për prejardhjen dhe atdheun e kanë të madhe. Për këtë arsye, komuniteti shqiptar në Monferrato, rajon i Piemontes në Itali organizoi një festë në kishën e qytetit. Për kujtim të 109-vjetorit të pavarësisë, dioqeza e Monferratos së bashku me komunën vunë në dispozicion ambientet e tyre për komunitetin shqiptar, i cili llogaritet të jetë 20 mijë banorë. Kryetari i Bashkisë së Monferratos, Federico Riboldi dhe Presidenti i Këshillit Fiorenzo Pivetta vlerësuan rolin e komunitetit shqiptar në këtë zonë. Pjesë e ceremonisë festive ishin edhe ish-kryetarë bashkie që kanë ndihmuar komunitetin shqiptar në këto 31 vite. Në Itali jetojnë rreth 500 mijë shqiptarë dhe rreth 108 fëmijë arsimohen në këtë shtet. Festa e 109-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë është festuar edhe në Luginën e Preshevës. Siç shihet në disa foto të publikuar nga mediat vendase, përvjetorit të pavarësisë, flamuj kuq e zi janë vendosur sot në ndërtesën e Komunës dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Bujanoc. Siç shihet, flamurin shqiptar në ballkonin mbi hyrjen e administratës komunale ka vënë kryetari Nagip Arifi, ndërsa kjo është duartrokitur nga këshilltarët e shumicës shqiptare në Kuvend. Ditën e sotme është festuar 109 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ku në Vlorë u mbajt ceremonia e ngritjes së flamurit, ku nuk munguan kreu i shteti, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe politikanë të tjerë.