KQZ çon në prokurori numëruesit dhe personat që votuan dy herë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i118428-kqz_çon_në_prokurori_numëruesit_dhe_personat_që_votuan_dy_herë
Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka paditur në prokurori personat që në zgjedhjet e 25 prillit rezultojnë se kanë votuar dy herë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2021 19:13 Europe/Tirane
  • KQZ çon në prokurori numëruesit dhe personat që votuan dy herë

Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve ka paditur në prokurori personat që në zgjedhjet e 25 prillit rezultojnë se kanë votuar dy herë.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u vendos që të kallëzohen në Prokurori 67 numërues që kanë manipuluar votat në favor të kandidatëve dhe kanë kryer abuzime të tjera gjatë procesit. Kryekomisioneri Celibashi u shpreh se shkeljet e personave që rezultojnë se kanë votuar 2 herë dhe të numëruesve u konstatuan gjatë verifikimit të procesit paszgjedhor. Pak muaj më parë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se çështjet që lidhen me parregullsitë e zgjedhjeve të 25 prillit do të dërgohen në prokurori për hetim penal. Kreu i KQZ-së shtoi se 97% e zgjedhësve janë identifikuar elektronikisht në zgjedhjet e 25 prillit.