Bosnje, arrestohen shtatë persona të dyshuar për krime lufte
(last modified Sat, 04 Dec 2021 08:08:27 GMT )
Dhjetor 04, 2021 09:08 Europe/Tirane
  • Bosnje, arrestohen shtatë persona të dyshuar për krime lufte

Policia e Bosnje Hercegovinës ka arrestuar sot 7 persona për krime lufte kundër civilëve në periudhën 1992-95.

Agjencia boshnjake e Sigurisë tha se të arrestuarit u kapën në qytetet lindore të Bijelljinës dhe Sokollacit. Po kjo agjenci tha se grupi me 7 persona do t’i dërgohet prokurorisë pa dhënë detaje të tjera shtesë. Në fillim të vitit 2008, Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë dënoi 45 serbë, 12 kroatë dhe katër boshnjakë për krime lufte në lidhje me luftën në Bosnje. Ku gjithashtu u arrestuan dhe u dënuan me burgim të përjetshëm dy ish-komandantët serbë që udhëhoqën gjenocidin në Bosnje, Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç. Më shumë se 100 mijë persona, kryesisht myslimanë u vranë gjatë luftës së Bosnjës gjatë 3 viteve, e cila u mbyll me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më shumë se 2.2 milionë njerëz u zhvendosën dhe më shumë se 12 mijë gra u përdhunuan, kryesisht nga ushtarët serbë.

Tags