Festa e Krishtlindjes, politikanët shqiptarë urojnë besimtarët e krishterë
(last modified Sat, 25 Dec 2021 08:21:28 GMT )
Dhjetor 25, 2021 09:21 Europe/Tirane
  • Festa e Krishtlindjes, politikanët shqiptarë urojnë besimtarët e krishterë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes.

“Nga zemra u uroj sonte gëzuar Krishtlindjes besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar! – e nis mesazhin Presidenti shqiptar. Ndërkohë edhe Kryeministri Edi Rama ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e festës së Krishtlindjes. Ai ka postuar në rrjetin e tij social, një kartolinë të cilën ja kanë dërguar nga Thumana. Në mesazh thuhet se kjo festë konsiderohet me të vërtetë Krishtlindje vetëm kur kremtohen duke u dhënë dritën e dashurisë atyre që kanë më shumë nevojë.

Tags