Kosova kundër referendumit të Serbisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i119866-kosova_kundër_referendumit_të_serbisë
Qeveria e Kosovës kundërshton referendumin e paralajmëruar nga Serbia më 16 janar të vitit të ardhshëm.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2021 19:56 Europe/Tirane
  • Kosova kundër referendumit të Serbisë

Qeveria e Kosovës kundërshton referendumin e paralajmëruar nga Serbia më 16 janar të vitit të ardhshëm.

Në konferencën e fundit për këtë vit, kryeministri Albin Kurti tha se qqndrimi kundër i qeverisë nënkupton edhe veprim. “E dimë që Serbia synon ta mbajë një referendum në Kosovë me datën 16 janar për çështje të saj të brendshme mirëpo Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është dakord me një synim të tillë jo vetëm për shkak se kjo është në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën tonë. Ne jemi kundër dhe natyrisht që si Qeveri qëndrimi jonë është edhe veprim i yni”. Serbia synon që më 16 janar të organizojë referendum për çështje të brendshme por duke e zgjeruar atë edhe në komunat e Kosovës të banuara më shumicë serbe. Me tej, Kurti konfirmoi edhe vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fillim të vitit të ardhshëm. “Sa i përket vizitës në shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është duke u përgatitur nga shefi im i stafit Luan Dalipi dhe kur të kemi informata më konkrete do të mund të ju njoftojmë. Do të bëhet sa më parë në fillimin e vitit të cilin hyjmë”, ka thënë Kurti. Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, megjithëse Kurti ka zhvilluar vetëm dy takime me presidentin e Serbisë, në Bruksel, e cilësoi procesin jo të padobishëm.