Sulmohet me armë ish-anëtari i Listës Serbe
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i120026-sulmohet_me_armë_ish_anëtari_i_listës_serbe
Një makinë tip “Kia” është sulmuar me armë zjarri, ndaj së cilës janë shkrepur disa plumba.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 02, 2022 05:18 Europe/Tirane
  • Sulmohet me armë ish-anëtari i Listës Serbe

Një makinë tip “Kia” është sulmuar me armë zjarri, ndaj së cilës janë shkrepur disa plumba.

Ngjarja ka ndodhur në Zveçan, përkatësisht në rrugën Zveçan i Vogël-Zveçan, ndërsa makina ishte në lëvizje. Në momentin e të shtënave në makinë ishte Milan Ivanovic, ish-anëtar i Listës serbe dhe drejtori i spitalit në veri të Mitrovicës, ndërsa makina është në pronësi të të birit të Milanit, Miljan Ivanovicit. Autorët disa persona me dy makina, tip “Opel Corsa” dhe tip “Skoda” pa targa, pasi ia kanë prerë rrugën dhe kanë shtënë me armë zjarri mbi të. Përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorëve.