Trupi i një azilkërkuesi 3-vjeçar është gjetur në brigjet e Greqisë
(last modified Tue, 11 Jan 2022 06:53:07 GMT )
Janar 11, 2022 07:53 Europe/Tirane
  • Trupi i një azilkërkuesi 3-vjeçar është gjetur në brigjet e Greqisë

Roja Bregdetare Greke ka gjetur trupat e disa azilkërkuesve, mes të cilëve një fëmijë 3-vjeçar, në ujërat bregdetare greke.

Sipas gazetës Der Spiegel, rreth dy javë më parë pasi disa varka me refugjatë u fundosën në brigjet e Greqisë në Detin Egje, roja bregdetare greke zbuloi trupat e refugjatëve në këto ujëra. Midis trupave të gjetur ishte edhe trupi i një fëmije 3-vjeçar në brigjet e ishullit Naxos. Të enjten e kaluar, trupat e tre azilkërkuesve u gjetën në brigjet e Naxos. Autoritetet besojnë se trupat i përkasin azilkërkuesve që u zhdukën në fund të dhjetorit pasi varkat me azilkërkues u përmbysën. Numri i të vdekurve mund të rritet, sipas një zëdhënësi të rojes bregdetare greke pasi me dhjetëra janë persona janë ende të zhdukur. Këta azilkërkues u përpoqën të shkonin direkt në Itali nga Turqia nëpërmjet detit Egje. Ishujt grekë në Egje janë pushtuar nga një numër i madh refugjatësh që nga viti 2015, të cilët u vendosën në kampe në ishuj në kushte të këqija dhe çnjerëzore.

Tags