Serbët e Kosovës votojnë në Serbi, Kuvendi i Kosovës e refuzoi referendumin
Janar 17, 2022 04:42 Europe/Tirane
Ka nisur prej orës 7, referendumi serb për ndryshime kushtetuese një ditë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën kundër mbajtjes së tij.
Pakicat serbe në Kosovë do të votojnë në 45 qendra votimi në komunat Kushumli, Rashkë, Novi Pazar dhe Vranje në shtetin serb.
Ambasadorët kryesorë të perëndimit bënë thirrje që referendumi të mbahej në të gjithë vendin, por kjo gjë u kundërshtua kategorikisht nga qeveria, presidenca dhe Kuvendi i Kosovës, pasi sipas tyre është në shkelje të Kushtetutës dhe sovranitetit.
Referendumi mbahet për ndryshime kushtetuese në gjyqësor lidhur me perspektivën evropiane të Serbisë.
Tags