Macron konfirmon perspektivën për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i121054-macron_konfirmon_perspektivën_për_anëtarësim_të_ballkanit_perëndimor
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi të mërkurën se Bashkimi Evropian duhet të rishikojë raportet e tij me Ballkanin Perëndimor.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 19, 2022 19:49 Europe/Tirane
  • Macron konfirmon perspektivën për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi të mërkurën se Bashkimi Evropian duhet të rishikojë raportet e tij me Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se shteteve të Ballkanit, BE-ja duhet t’u ofrojë perspektivë “të sinqertë” për anëtarësimin në bllokun evropian. Nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi kanë përparuar më shumë në bisedimet për anëtarësim në BE. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë dështuar që të nisin bisedimet për anëtarësim, për shkak se Bullgaria ka vendosur veto duke u thirrur në mosmarrëveshjet që ka me Shkupin sa i përket historisë dhe gjuhës. Ndërkaq, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina janë të fundit në procesin e integrimit drejt BE-së. Franca, që nga 1 janari ka marrë kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së BE-së, ka dhënë sinjale se do ta ketë në fokus të Presidencës rajonin e Ballkanit Perëndimor.