Meta drejt dekretimit të 6 marsit për zgjedhjet e pjesshme
Janar 20, 2022 07:09 Europe/Tirane
Presidenti, Ilir Meta do të dekretojë datën 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale.
Meta gjatë një interviste për emisionin ‘Opinion’ tha se do të firmosë dekretin gjatë ditës së enjte. Presidenti tha se KQZ i ka kërkuar se 1 javë më shumë do ta ndihmonte për të organizuar zgjedhjet. Zgjedhjet e pjesshme vendore priten të mbahen në gjashtë bashki. Pas kërkesës së Metës, KQZ ktheu përgjigje se ka informacion vetëm për 3 bashki pa kryetar. Në fakt, janë 6 bashki pa kryetar; Shkodra, Dibra, Vora, Durrësi, Rrogozhina dhe Lushnjë.
Tags