Kryeministri i Malit të Zi kërkon shkarkimin e Dritan Abazoviç
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i121072-kryeministri_i_malit_të_zi_kërkon_shkarkimin_e_dritan_abazoviç
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e zv.kryeministrit, Dritan Abazoviç.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 20, 2022 03:39 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Malit të Zi kërkon shkarkimin e Dritan Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç ka kërkuar zyrtarisht shkarkimin e zv.kryeministrit, Dritan Abazoviç.

“Kam dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për shkarkimin e Dritan Abazoviçit dhe propozova Ministrin e Financave, Milojko Spajiç për zv.kryeministër të ri”, shprehet Krivokapiç në Tëitter. Sipas kërkesës së kreut të qeverisë së Malit të Zi, Parlamenti do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme më 3 shkurt. Kërkesa për shkarkimin nga detyra të aleatit të koalicionit qeverisës vjen në një kohë kur Abazoviç ka nisur procedurat për të ndërmarrë mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Pjesë e kësaj iniciative përveç Lëvizjes Ura dhe një partie tjetër pjesë e mazhorancës, janë bashkuar të gjitha partitë opozitare mes të cilave dhe forca politike e presidentit, Milo Gjukanoviç. Parlamenti i Malit të Zi përbëhet nga 81 deputetë dhe mazhoranca qeverisëse bashkë me votat e Abazoviç arrinte të formonte një shumicë të brishtë. Pritet që me formimin e një shumice të re, Abazoviç të jetë kryeministër i një qeverie kalimtare që do të përgatisë vendin për të shkuar në zgjedhje.