8 persona të vdekur dhe 1,658 infektime të reja me COVID
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i121274-8_persona_të_vdekur_dhe_1_658_infektime_të_reja_me_covid
8 persona kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit në Shqipëri dhe janë konfirmuar 1,658 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 24, 2022 04:30 Europe/Tirane
  • 8 persona të vdekur dhe 1,658 infektime të reja me COVID

8 persona kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit në Shqipëri dhe janë konfirmuar 1,658 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet e reja kanë dalë nga : 5,367 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 2005 qytetarë të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë regjistruar 220,684 raste shërimi nga virusi. Aktualisht janë 24,081 të infektuar me COVID në të gjitha qytetet e Shqipërisë. 157 persona janë të shtruar në spital, 12 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë dhe të zbatojnë masat kundër COVID. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.