Partitë bëhen gati për zgjedhjet e 6 marsit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i121332-partitë_bëhen_gati_për_zgjedhjet_e_6_marsit
27 janari është afati i fundit për bashkitë Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër dhe Lushnjë, që të shpallin listat e kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 25, 2022 08:16 Europe/Tirane
  • Partitë bëhen gati për zgjedhjet e 6 marsit

27 janari është afati i fundit për bashkitë Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Shkodër dhe Lushnjë, që të shpallin listat e kandidatëve për zgjedhjet e 6 marsit.

Më 19 shkurt nis fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, ku do të votohen kryetarët e 6 bashkive. Partitë politike mund të regjistrohen si pjesëmarrëse në zgjedhje në KQZ, në datat 28 – 31 Janar. Maksimumi brenda 3 shkurtit, KQZ do të miratojë partitë politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje. Kandidatët që duan të garojnë si të pavarur, propozohen nga Komitetet Nismëtare. Ato përbëhen nga jo më pak se 9 zgjedhës të zonës zgjedhore. Komitetet regjistrohen në Komisionin e Zonës Administrative Zgjedhore brenda datave 28-31 Janar. Deri më 3 shkurt KZAZ-të regjistrojnë këto komitete. Ato kanë për detyrë mbledhjen e firmave për të propozuar kandidatë të pavarur. Kandidatëve u duhen të paktën 1% e elektoratit të zonës, por jo më shumë se 3,000 firma. Nga ky detyrim përjashtohen kandidatët e pavarur që në 6 muajt e fundit kanë qenë kryetar bashkie/ këshilltar bashkiakë ose deputetë. 24 orë nga miratimi i regjistrimit të partive politike dhe komiteteve nismëtare, regjistrohen Koalicionet zgjedhore, në rast se ka të tilla. KQZ i miraton ato brenda 24 orëve. Dokumentet e plota për kandidatët për kryetarë, paraqiten në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në datat 6 – 9 Shkurt. Sipas afateve të shpallura nga KQZ, brenda datave 9-12 shkurt, do të shpallen kandidatët që garojnë kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit.