5 të vdekur dhe 1615 raste të reja me COVID
Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë konfirmuar 1615 raste të reja me virusin.
Rastet e reja kanë dalë nga 5621 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 2564 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë shënuar 230,193 raste shërimi nga COVID. Aktualisht në vend janë 22,214 persona të infektuar me COVID. 125 persona janë të shtruar në spital, 7 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Kjo vlen edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.