Osmani fajëson ish-kryeministrat për marrëveshje të dëmshme 
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i121788-osmani_fajëson_ish_kryeministrat_për_marrëveshje_të_dëmshme
Ish-kryeministra të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme, të cilat Asociacionit të komunave serbe i kanë dhënë kompetenca ekzekutive, tha presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 02, 2022 04:56 Europe/Tirane
  • Osmani fajëson ish-kryeministrat për marrëveshje të dëmshme 

Ish-kryeministra të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme, të cilat Asociacionit të komunave serbe i kanë dhënë kompetenca ekzekutive, tha presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Osmani, duke folur në prag të takimit që do të ketë me të dërguarit e posaçëm të SHBA dhe BE, tha se propozimet për të cilat po përflitet, për autonomi të zgjeruar apo Asociacion të komunave serbe me kompetenca të ekzekutive, nuk i janë prezantuar institucioneve të Kosovës. “Unë dua ta qartësoj qysh tani se propozimet për të cilat po përflitet për kinse autonomi të zgjeruar apo ndonjë lloj Asociacioni me kompetenca ekzekutive, asnjëherë nuk i janë prezantuar palës sonë, pra institucioneve të republikës së Kosovës”, ka deklaruar Osmani. “Ajo që është problemi i madh është se kanë qenë përfaqësues të Republikës së Kosovës ata që kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme të cilat Asociacionit të komunave serbe i kanë dhënë kompetenca ekzekutive. Pra duhet ta themi një realitet që është, sepse është e zeza në të bardhën, është letër e nënshkruar nga ish-kryeministra të Kosovës dhe përgjegjësia duhet të merret si e tillë”, u shpreh ajo.