Prokuroria e Posaçme kërkon 12 vite burg për Tahirin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i121792-prokuroria_e_posaçme_kërkon_12_vite_burg_për_tahirin
Prokuroria e Posaçme kërkon 12 vite për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por ai përfiton gjykim të shkurtuar deri në 8 vite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 02, 2022 04:56 Europe/Tirane
  • Prokuroria e Posaçme kërkon 12 vite burg për Tahirin

Prokuroria e Posaçme kërkon 12 vite për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por ai përfiton gjykim të shkurtuar deri në 8 vite.

Ditën e sotme po zhvillohet seanca e radhës për këtë çështje në Gjykatën e Posaçme. Më 20 shtator 2019, Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” duke e dënuar atë me 5 vite heqje lirie, dënim i pezulluar nga gjykata për t’u konvertuar në 3 vite shërbim prove. Ish-ministri gjithashtu u akuzua për “trafikim të lëndëve narkotike” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, por ato u rrëzuan nga gjykata. Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ish-ministri Tahiri kërkon të shpallet i pafajshëm kurse Prokuroria pretendon dënim për trafik droge.