Hamasi dhe Xhihadi Islamik mirëpresin raportin e Amnesty International
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i121806-hamasi_dhe_xhihadi_islamik_mirëpresin_raportin_e_amnesty_international
Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamasi) dhe Xhihadi Islamik mirëpritën raportin e Amnesty International mbi nevojën për të ndjekur penalisht zyrtarët sionistë për krimet e tyre të aparteidit kundër palestinezëve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 02, 2022 08:29 Europe/Tirane
  • Hamasi dhe Xhihadi Islamik mirëpresin raportin e Amnesty International

Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamasi) dhe Xhihadi Islamik mirëpritën raportin e Amnesty International mbi nevojën për të ndjekur penalisht zyrtarët sionistë për krimet e tyre të aparteidit kundër palestinezëve.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars; Hisham Qasim, kreu i medias së Hamasit jashtë Palestinës, vlerësoi përpjekjet e Amnesty International për të raportuar mbi aparteidin sionist kundër palestinezëve. Qasim ka thënë:  Ky raport përshkruan realitetin katastrofik të Kombit të Pushtuar Palestinez dhe thekson se regjimi okupues është një regjim aparteidi që ndjek një politikë të diskriminimit racor në territoret e pushtuara palestineze dhe në fakt, sakandalizon regjimin sionist që është mbështetur nga fuqitë koloniale për shumë vite. Lëvizja Palestineze e Xhihadit Islamik përshëndeti gjithashtu raportin e Amnesty International dhe theksoi nevojën për një qëndrim ndërkombëtar për t'i dhënë fund mbështetjes për regjimin okupator sionist. Amnesty International publikoi së fundmi një raport që dënon përdorimin e aparteidit nga regjimi sionist kundër palestinezëve, duke e quajtur atë një regjim brutal dhe që bën shkelje të qartë të të drejtave të njeriut.