Dialogu ngri e shkri mes Shkupit dhe Sofjes
(last modified Sun, 13 Feb 2022 07:16:33 GMT )
Shkurt 13, 2022 08:16 Europe/Tirane
  • Dialogu ngri e shkri mes Shkupit dhe Sofjes

Në Shkup dhe Sofje vazhdon dialogu i ripërtërirë për tejkalimin e çështjeve të hapura politike dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski thotë se në dialogun me Sofjen pozicionet e përcaktuara për veçimin maqedonas dhe identitetin e veçantë kulturor-gjuhësor mbesin të pandryshuara. Çështjet historike duhet të zgjidhen nga këndështrimi historik profesional, mendon kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski.

“Çështjet historike i lëmë t’i zgjidhin eskpertët historikë profesionistë, por njëherësh ju siguroj se pozicionet e përcaktuara për veçimin maqedonas dhe identitetin e veçantë kulturo-gjuhësor mbesin të pandryshuara, të qarta dhe të fuqishme, si deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen. Edhe unë dhe të gjithë qytetarët nuk kemi dilemë për ato çështje. Qytetarët duhet të jenë të qetë se nga linjat e kuqe për mbrojtjen e identitetit tonë nuk devijojmë, por me përkushtim punojmë që sa më shpejt të jemi pjesë e familjes evropiane”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. “Çështjet historike i lëmë t’i zgjidhin eskpertët historikë profesionistë, por njëherësh ju siguroj se pozicionet e përcaktuara për veçimin maqedonas dhe identitetin e veçantë kulturo-gjuhësor mbesin të pandryshuara, të qarta dhe të fuqishme, si deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen. Edhe unë dhe të gjithë qytetarët nuk kemi dilemë për ato çështje. Qytetarët duhet të jenë të qetë se nga linjat e kuqe për mbrojtjen e identitetit tonë nuk devijojmë, por me përkushtim punojmë që sa më shpejt të jemi pjesë e familjes evropiane”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski. Ai dëshiron marrëveshje me palën bullgare, marrëveshje e cila sipas tij nuk do të ishte e njëanshme apo do të shkelte mbi dinjitetit e palës maqedonase. Mickoski gjithashtu akuzoi qeverinë maqedonase për mbajtjen në fshehtësi të bisedimeve me palën bullgare, duke hedhur dyshime për heqje dorë nga çështjet që kanë të bëjnë me interesat kombëtare maqedonase.

 

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerësimet e kryetarit të opozitës i ka  quajtur patriotizëm të rremë dhe i hodhi poshtë pretendimet se “Qeveria po heq dorë nga vijat e kuqe të miratuara në Kuvend”.

 

“Është e papranueshme për cilëndo qoftë parti politike të shfaqë marketing politik të ulët dhe të lirë për interesa personale si dhe patriotizëm të rrejshëm. Nuk ka asnjë lëvizje nga pozicionet tona sa i përket vijave të kuqe”, deklaroi kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Tags