Rama për inceneratorët: Nëse ka ministra të përfshirë, të ndëshkohen
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i122552-rama_për_inceneratorët_nëse_ka_ministra_të_përfshirë_të_ndëshkohen
Kryeministri Rama deklaroi se nëse ka ministra të përfshirë në aferën e inceneratorëve ata duhet të ndëshkohen.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 16, 2022 08:52 Europe/Tirane
  • Rama për inceneratorët: Nëse ka ministra të përfshirë, të ndëshkohen

Kryeministri Rama deklaroi se nëse ka ministra të përfshirë në aferën e inceneratorëve ata duhet të ndëshkohen.

Në një intervistë për VOA ai tha se reforma në drejtësi është bërë pikërisht që të gjithë personat e inkriminuar të ndëshkohen.

“Unë nuk jam i shqetësuar se mund të dalin ministra apo ish-ministra sepse për këtë e kemi bërë reformën në drejtësi,” – u shpreh Rama.

Kryeministri deklaroi se nëse ka të përfshirë, duhet të ndëshkohen duke qenë se kanë vepruar pas shpinës së një force qeverisëse.

Ndër të tjera Rama shtoi se prania e korrupsionit është e padiskutueshme, por lufta kundër tij kërkon kohën e vet.