Araghchi: SHBA-ja e pengoi vazhdimisht procesin e negociatave duke shkelur marrëveshjet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i182824-araghchi_shba_ja_e_pengoi_vazhdimisht_procesin_e_negociatave_duke_shkelur_marrëveshjet
ParsToday — Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, gjatë takimit me kryeministrin e Irakut në Bagdad, theksoi se SHBA-ja e ka penguar vazhdimisht procesin diplomatik duke shkelur marrëveshjet dhe duke përdorur forcën.
(last modified 2026-10-18T14:37:28+00:00 )
Tetor 18, 2026 16:34 Europe/Tirane
  • Araghchi: SHBA-ja e pengoi vazhdimisht procesin e negociatave duke shkelur marrëveshjet
    Araghchi: SHBA-ja e pengoi vazhdimisht procesin e negociatave duke shkelur marrëveshjet

ParsToday — Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, gjatë takimit me kryeministrin e Irakut në Bagdad, theksoi se SHBA-ja e ka penguar vazhdimisht procesin diplomatik duke shkelur marrëveshjet dhe duke përdorur forcën.

Sipas ParsToday, Sejed Abbas Araghchi, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, i cili kishte udhëtuar në Bagdad për të marrë pjesë në sesionin e 52-të të Këshillit të Ministrave të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, të shtunën në mbrëmje u takua dhe zhvilloi bisedime me Ali al-Zaidin, kryeministrin e Irakut.

Gjatë këtij takimi, ai falënderoi qeverinë dhe popullin e Irakut për mikpritjen e denjë të sesionit dhe theksoi rëndësinë e shfrytëzimit edhe më të madh të kapaciteteve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik për të trajtuar çështjet e botës islame, veçanërisht çështjen e Palestinës, si dhe ekspansionizmin dhe nxitjen e luftërave nga regjimi sionist.

Duke iu referuar marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve fqinje dhe myslimane, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit theksoi vendosmërinë e Republikës Islamike të Iranit për t’i forcuar më tej marrëdhëniet me Irakun në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të dyja vendet.

Gjatë këtij takimi u diskutuan dhe u shqyrtuan gjithashtu zhvillimet më të fundit në rajon.

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, duke shpjeguar qëndrimet dhe pikëpamjet e Iranit lidhur me paqen dhe stabilitetin në rajonin e Azisë Perëndimore, vuri në dukje se rrënja kryesore e pasigurisë në këtë rajon është pushtimi dhe ekspansionizmi i regjimit sionist, i cili, veçanërisht gjatë tre viteve të fundit, krahas gjenocidit në Palestinë, ka ndërmarrë agresione ushtarake kundër Libanit, Sirisë dhe Iranit, duke vënë në rrezik paqen dhe sigurinë botërore.

Araghchi, duke iu referuar përkushtimit të Iranit për shfrytëzimin e diplomacisë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të pasigurisë, kujtoi se ishte SHBA-ja ajo që, në mënyrë të përsëritur, e pengoi procesin diplomatik duke shkelur marrëveshjet dhe duke përdorur forcën, si dhe shkaktoi pasiguri në lundrimin tregtar ndërkombëtar.

Gjatë takimit të ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit me kryeministrin e Irakut, u diskutua dhe u shkëmbyen mendime lidhur me konfliktet mes Arabisë Saudite dhe Jemenit, mënyrat për të ndihmuar në përfundimin e bllokadës detare ndaj Jemenit dhe uljen e tensioneve.