Negociatorët e Prishtinës e Beogradit do takohen në 22 shkurt
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i122738-negociatorët_e_prishtinës_e_beogradit_do_takohen_në_22_shkurt
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar në Munih të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak. Kurti dhe Lajçak biseduan për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 19, 2022 15:54 Europe/Tirane
  • Negociatorët e Prishtinës e Beogradit do takohen në 22 shkurt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar në Munih të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak. Kurti dhe Lajçak biseduan për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryenegociatorët e Prishtinës dhe Beogradit do të takohen të martën në Bruksel për të diskutuar marrëveshjet dypalëshe në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Lajçak tha se pati një diskutim të detajuar dhe konkret për hapat e ardhshëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përpara takimit të së martës. Zyra e shtypit të Kryeministrisë njoftoi se Kurti i tha emisarit të BE-së se Kosova është e angazhuar për vazhdimin e dialogut në Bruksel, nga i cili duhet të përfitojnë popujt e dy vendeve, ku në qendër të bisedimeve do të jetë njohja reciproke. Po sipas zyrës së Kryeministrisë, Kurti riafirmoi kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në nismën serbe të cilën e ka përqafuar tashmë edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut ‘Open Balkan’. Kurti i tha Lajçakut se Kosova mbështet fuqimisht procesin e Berlinit dhe tregun e përbashkët rajonal.