Basha nis nga Shkodra fushatën për zgjedhjet e pjesshme
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i122756-basha_nis_nga_shkodra_fushatën_për_zgjedhjet_e_pjesshme
Nis sot zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në 6 bashki, Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Lushnjë dhe Rrogozhinë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 20, 2022 07:52 Europe/Tirane
  • Basha nis nga Shkodra fushatën për zgjedhjet e pjesshme

Nis sot zyrtarisht fushata për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në 6 bashki, Durrës, Shkodër, Dibër, Vorë, Lushnjë dhe Rrogozhinë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e nisi fushatën nga Shkodra, ku prezantoi kandidatin Xhemal Bushati. Basha nënvizoi se shkodranët nuk i gënjen dot askush dhe se alternativa e duhur për bashkinë është Xhemal Bushati. “Xhemal Bushati është kandidati më i mirë për Shkodrën. Jam krenar që është kandidat i PD për bashkinë Shkodër. Shkodra do të votojnë PD-në. Nuk i gënjeu as Enver Hoxha dhe nuk do i gënjejë asnjë me çdo marifet. Votoni Xhemal Bushatin”, u shpreh ai. Bushati do të jetë në garë me 2 kandidatë të tjerë në zgjedhjet e 6 Marsit. Ai do të ketë përballë Bardh Spahinë nga “Shtëpia e Lirisë” dhe Majlinda Angonin që garon në radhët e PS-së.