Putini dërgon në Ballkan këshilltarin e sigurisë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i122884-putini_dërgon_në_ballkan_këshilltarin_e_sigurisë
Mediat proqeveritare serbe thanë të hënën se Nikolai Patrushev, sekretari i fuqishëm i Këshillit të Sigurisë së Kremlinit pritet të mbërrijë në Beograd në ditët në vijim, për bisedime me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 22, 2022 16:20 Europe/Tirane
  • Putini dërgon në Ballkan këshilltarin e sigurisë

Mediat proqeveritare serbe thanë të hënën se Nikolai Patrushev, sekretari i fuqishëm i Këshillit të Sigurisë së Kremlinit pritet të mbërrijë në Beograd në ditët në vijim, për bisedime me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Moska nuk ka bërë asnjë njoftim në lidhje me udhëtimin e Patrushevit. Sipas informacioneve, bisedimet pritet të fokusohen në pretendimet e Moskës se "mercenarë” nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja dërgohen nga këto shtete ballkanike për të luftuar në anën ukrainase kundër kryengritëse prorusë, bën të ditur agjencia e lajmeve AP. Zyrtarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja i kanë hedhur poshtë këto pretendime, të cilat u bënë nga ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov javën e kaluar.Serbia ka deklaruar zyrtarisht neutralitet në ngërçin ruso-ukrainas, i cili kërcënon të shkaktojë një luftë të madhe në Evropë. Megjithatë, mediat serbe të kontrolluara nga shteti po mbështesin Moskën në krizë duke përhapur propagandën ruse.