Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në Ukrainë
Shkurt 24, 2022 04:37 Europe/Tirane
Shqipëria ka dënuar njohjen e pavarësisë së dy rajoneve në lindje të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk nga Rusia.
Pak orë pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për Shqipërinë reagoi ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe Presidenti, Ilir Meta. Për Metën “kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cenim i integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës”. Ministrja Xhaçka thotë se ky akt “minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës” duke shtuar se Shqipëria në mbështetje të Ukrainës.
Tags