Sulmi ndaj Ukrainës, Rama: Dënoj agresionin e ashpër të Rusisë
(last modified Fri, 25 Feb 2022 08:12:35 GMT )
Shkurt 25, 2022 09:12 Europe/Tirane
  • Sulmi ndaj Ukrainës, Rama: Dënoj agresionin e ashpër të Rusisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmet ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës. Në një postim në Twitter kryeministri deklaron se dënon agresionin e ashpër të Rusisë dhe shprehet se Shqipëria bashkohet me NATO-n dhe BE-në.

“Ne bashkohemi me NATO dhe aleatët e BE në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas”, shkruan Rama në një postim në Facebook.Në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën. Nga ana tjetër Kiev ka shpallur gjendjen e luftës.Presidenti Vladimir Putin paralajmëron vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë do të çonte në pasoja të papara ndonjëherë.

Tags