Jemeni: Kemi kontroll të plotë mbi Ngushticën e Bab al-Mandabit
-
Jemeni: Kemi kontroll të plotë mbi Ngushticën e Bab al-Mandabit
ParsToday — Një anëtar i zyrës politike të Ansarullahut të Jemenit theksoi se Sanaaja ka nën kontroll Ngushticën e Bab al-Mandabit.
Sipas ParsToday, Hizam al-Asad, anëtar i zyrës politike të Ansarullahut të Jemenit, të dielën, në një intervistë për rrjetin televiziv Al Mayadeen, theksoi: "Sanaaja i dha një goditje të fortë regjimit saudit dhe të gjithë atyre që përhapën thashetheme për kontrollin e Ngushticës së Bab al-Mandabit nga forcat e lidhura me Arabinë Saudite. Forcat e Armatosura të Jemenit e kishin nën kontroll Ngushticën e Bab al-Mandabit dhe Detin e Kuq edhe përpara se të merrnin nën kontroll brigjet perëndimore. Forcat e Armatosura të Jemenit kanë shumë surpriza. Nëse Arabia Saudite vazhdon agresionet dhe bllokadën e saj, atë e presin surpriza të tjera".
Hizam al-Asad tha: "Populli i Jemenit po përcakton në terren një ekuacion, të cilin armiku saudit dhe bashkëpunëtorët e tij do ta kuptojnë. Beteja e sotme është mes regjimit saudit dhe të gjitha shtresave të popullit jemenas".
Al-Asad, duke iu referuar gatishmërisë së Jemenit për çdo përshkallëzim të mundshëm në përgjigje të agresioneve të SHBA-së dhe Izraelit ose të çdo agresori tjetër, theksoi: "Ekzistojnë shumë mundësi për t'u përgjigjur. Të gjitha objektet në territorin e Jemenit që janë shënjestruar në sulmet e Arabisë Saudite janë civile dhe përfshijnë aeroporte, ura dhe rrjete komunikimi".