Kroacia njofton ngritjen e gatishmërisë së ushtrisë së saj
Me vazhdimin e krizës dhe konfliktit në Evropën Lindore, kryeministri i Kroacisë ka njoftuar për ngritjen e nivelit të gatishmërisë së ushtrisë së këtij vendi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Andrej Plenkoviç, kryeministri i Kroacisë, të hënën në mbrëmje pas një takimi me bordin drejtues të Komunitetit Demokratik të Kroacisë, deklaroi se Zagrebi zyrtar po ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet në kufijtë e vet në juglindje të Evropës dhe tha: “Ne nuk dëshirojmë që të destabilizohet situata në asnjë prej vendeve fqinjë”.
Andrej Plenkoviç në lidhje me gatishmërinë e forcave të sigurisë dhe forcave ushtarake të Kroacisë dhe shtimin e aktiviteteve të institucioneve të këtij vendi, deklaroi: “Kemi ngritur nivelin e gatishmërisë dhe bashkëpunimit të ushtrisë”
Sipas këtij burimi, autoritetet e Kroacisë kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me krizën e Ukrainës. Zoran Milanoviç, presidenti i Kroacisë, së fundi në lidhje me këtë krizë, kishte thënë se Ukraina nuk është një vend që mund të ketë një pozitë në NATO dhe ushtarët kroatë në kurrfarë rrethanash dhe kushtesh nuk do të marrin pjesë në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Mirëpo Andrej Plenkoviç, kryeministri i Kroacisë, i cili ka qëndrim të ndryshëm me presidentin e këtij vendi, u detyrua të kërkojë falje për shkak të deklaratave të presidentit Milanoviç.