Bashkimi Evropian dyfishon forcat ushtarake në Bosnjë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i123784-bashkimi_evropian_dyfishon_forcat_ushtarake_në_bosnjë
Ushtarët austriakë stërviten në kazermat Götzendorf përpara se të dërgohen në misionin EUFOR në Bosnjë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 12, 2022 07:19 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian dyfishon forcat ushtarake në Bosnjë

Ushtarët austriakë stërviten në kazermat Götzendorf përpara se të dërgohen në misionin EUFOR në Bosnjë.

Bashkimi Evropian ka frikë se lufta në Ukrainë do të përhapet në Ballkanin Perëndimor. Me ndihmën e Austrisë, kontribuuesit më të madh të trupave ushtarake, misioni i BE-së në Bosnjë aktualisht është dyfishuar në një total prej 1100 trupash. “Për shkak të rrethanave, të gjithë po i ndjekin lajmet se ccfarë po ndodh në Ukrainë,  vendet dhe shtete kanë vendosur të dërgojnë rezervë forcat në Bosnjë”, tha Karl Wolf, kolonel me Forcat e Armatosura Austriake. Që nga luftërat dhe spastrimet etnike të viteve 1990, Bosnja ka qenë e përbërë nga dy pjesë: Republika Serbe dhe Federata Boshnjako-Kroate. Por Republika Srpska dëshiron të shkëputet nga Federata dhe po planifikon të ketë gjyqësorin si dhe ushtrinë e saj. Për shkak të marrëdhënieve të mira të serbëve të Bosnjës me Moskën, shtohet frika se mund të ndodh   një situatë e ngjashme me atë në Ukrainë.