1 viktimë, 67 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri
Mars 12, 2022 07:19 Europe/Tirane
Nga 1 239 testime në 24 orë, 67 persona rezultuan të infektuar me COVID-19. 1 viktimë u regjistrua, duke e çuar numrin total të viktimave në 3 484.
Ndërkohë 100 qytetarë u shëruan. Që prej fillimit të pandemisë janë shëruar 267 876 qytetarë. 44 persona janë të shtruar në spital për momentin, nga ku 5 janë në gjendje më të rënduar. Në gjithë vendin janë 1 119 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje në njoftimin e saj të përditshëm që qytetarët të vaksinohen për të shmangur infektimin. Para pak ditësh Komiteti Teknik i Ekspertëve hoqi orën policore, duke lehtësuar kështu masat kufizuese anti-COVID. Sot shënohen dy vite që nga dita kur OBSH shpalli pandeminë.
Tags