Asnjë humbje jete nga COVID-19, bien ndjeshëm infektimet
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i123998-asnjë_humbje_jete_nga_covid_19_bien_ndjeshëm_infektimet
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19 në vend.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 16, 2022 10:51 Europe/Tirane
  • Asnjë humbje jete nga COVID-19, bien ndjeshëm infektimet

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga COVID-19 në vend.

Ministria e Shëndetësisë tha se në 663 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 42 qytetarë, në këto bashki: 19 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Durrës, nga 2 qytetarë në Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Elbasan, Konispol, Sarandë, Delvinë, Himarë, Mallakastër, Krujë, Kurbin, Mirditë, Kukës. Shkodër. Në të gjithë vendin janë 819 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.