Serbia nuk anëtarësohet në NATO për shkak të "krimeve kundër fëmijëve"
(last modified Tue, 22 Mar 2022 18:17:33 GMT )
Mars 22, 2022 19:17 Europe/Tirane
  • Serbia nuk anëtarësohet në NATO për shkak të

Presidenti serb ka thënë se nuk do t'i bashkohet aleancës së NATO-s për shkak të krimeve të NATO-s kundër fëmijëve serbë në vitin 1999.

“Unë besoj se Serbia nuk duhet të anëtarësohet në NATO”, tha të hënën presidenti serb Aleksandar Vuçiq në një tubim zgjedhor në Kikinda, sipas agjencisë së lajmeve Tass. "Serbia është një vend i lirë dhe një shtet neutral ushtarak. Serbia do të mbrojë vetëm tokën dhe qiellin e saj, por më lejoni t'ju them diçka: Të falësh është detyrë, por nuk duhet harruar". Sipas burimeve të NATO-s, avionët e NATO-s kryen 38,000 fluturime dhe 10,000 bombardime, në të cilat u vranë nga 3,500 deri në 4,000 njerëz dhe u plagosën 10,000, një e treta e tyre civilë dhe Serbisë iu shkaktuan 100 miliardë dollarë dëme. Gjatë tre muajve të bombardimeve, forcat e NATO-s thuhet se hodhën 15 ton bomba dhe plumba me uranium të varfëruar në Serbi, pas së cilës shkalla e kancerit në këtë vendit arriti nivelin më të lartë në Evropë. Në dhjetë vitet e para pas bombardimeve, rreth 30,000 njerëz u diagnostikuan me kancer, dhe llogaritet se 10,000 deri në 18,000 prej tyre vdiqën. Sulmet ajrore të NATO-s ndaj Serbisë (kur ajo ishte pjesë e Jugosllavisë) u zhvilluan nga 24 mars deri më 10 qershor 1999. Serbia ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin tha të martën se Beogradi nuk do të vendosë sanksione dhe nuk do t’i bashkohet “histerisë” perëndimore kundër Moskës.“Serbia nuk do të jetë kurrë pjesë e histerisë anti-ruse në të cilën vidhet prona e qytetarëve rusë dhe prona e Federatës Ruse, ashtu siç ne nuk do të ndalojmë mediat ruse”. Rusia dhe Serbia kanë lidhje të ngushta mes tyre, si politike, historike dhe kulturore.

 

Tags