Abazoviç shpall fitoren në Ulqin, festë në rrugët e qytetit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i124682-abazoviç_shpall_fitoren_në_ulqin_festë_në_rrugët_e_qytetit
Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, ka deklaruar se koalicioni “Për një fillim të ri” ka arritur fitore absolute në zgjedhjet lokale në Ulqin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 31, 2022 08:18 Europe/Tirane
  • Abazoviç shpall fitoren në Ulqin, festë në rrugët e qytetit

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, ka deklaruar se koalicioni “Për një fillim të ri” ka arritur fitore absolute në zgjedhjet lokale në Ulqin.

Por, sipas rezultateve do duhet një koalicion paszgjedhor për të formuar pushtetin e ri në qytetin bregdetar të Malit të Zi. Koalicioni më i madh prej 5 partive i drejtuar nga URA e Dritan Abazoviç ka arritur të marrë 4899 vota ose 14 këshilltarë. Partia Demokratike e Socialistëve e Millo Gjukanoviç në koalicion me Partinë Boshnjake kanë marrë 2170 vota ose 7 mandate në këshill. Koalicioni mes Unionit Demokratik të Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi kanë qenë befasia e zgjedhjeve duke arritur të marrë 1971 vota ose 5 mandate këshilltarësh. Forca e re demokratike e Genci Nimanbegut ka pësuar ulje të votuesve duke marr 1655 vota ose 5 këshilltarë. Ndërsa Demokratët e Malit të Zi të ish-kryeparlamentarit Aleksa Beçiç 837 vota ose dy këshilltarë. Këshilli i Komunës se Ulqinit përbëhet nga 33 këshilltarë, ndërsa për formimin e qeverisë lokale duhen 17 këshilltarë për të formuar shumicën.