Konjufca: Shqiptarët e Preshevës, populli më i diskriminuar në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i124880-konjufca_shqiptarët_e_preshevës_populli_më_i_diskriminuar_në_evropë
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur të shtunën në vizitë deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 03, 2022 04:26 Europe/Tirane
  • Konjufca: Shqiptarët e Preshevës, populli më i diskriminuar në Evropë

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur të shtunën në vizitë deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Konjufca e cilësoi Kamberin zyrtar me “guxim dhe vendosmëri” që duhet të jenë shembull edhe për të tjerët. Konjufca ka shkruar në Facebook se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës janë populli më i shtypur e i diskriminuar në Evropë. “Këtë shtypje e ka demaskuar në kuvendin e Serbisë veçanërisht deputeti Kamberi. Mbështetja e Republikës së Kosovës do të rritet edhe më shumë. Në mbrojtjen e të drejtave tona ne do të qëndrojmë së bashku”, ka shkruar ai.