Konjufca: Shqiptarët e Preshevës, populli më i diskriminuar në Evropë
Prill 03, 2022 04:26 Europe/Tirane
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur të shtunën në vizitë deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Konjufca e cilësoi Kamberin zyrtar me “guxim dhe vendosmëri” që duhet të jenë shembull edhe për të tjerët. Konjufca ka shkruar në Facebook se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës janë populli më i shtypur e i diskriminuar në Evropë. “Këtë shtypje e ka demaskuar në kuvendin e Serbisë veçanërisht deputeti Kamberi. Mbështetja e Republikës së Kosovës do të rritet edhe më shumë. Në mbrojtjen e të drejtave tona ne do të qëndrojmë së bashku”, ka shkruar ai.
Tags