Basha i shmanget pyetjes për rikandidimin në krye të PD-së
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i124982-basha_i_shmanget_pyetjes_për_rikandidimin_në_krye_të_pd_së
Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha takoi sot strukturat e PD-së në Shkodër, ku pas takimit gazetarët e pyeten nëse do të rikandidojë për kryetar partie.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 04, 2022 04:19 Europe/Tirane
  • Basha i shmanget pyetjes për rikandidimin në krye të PD-së

Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha takoi sot strukturat e PD-së në Shkodër, ku pas takimit gazetarët e pyeten nëse do të rikandidojë për kryetar partie.

“Unë nuk jam këtu për veten, por jam për vlerat e PD dhe të demokratëve të Shkodrës”, iu përgjigj Basha.

Për takimet që ka zhvilluar të dielën me strukturat e PD-së në Shkodër, Lulzim Basha thotë se janë në funksion të bashkimit të partisë.

“Bashkimi duhet të bëhet rreth vlerave, e jo anti-vlerave”, u shpreh Basha.

Basha tha se Partia Demokratike nuk mund të bëhet me non-grata.

“Partia Demokratike nuk bën dot përpara me non grata, me propagandë dhe pa e parë të vërtetën në sy ashtu siç është. Më 6 mars ishte betejë mes vlerave dhe antivlerave, antivlerat mund të kenë triumfuar, bashkëpunimi i non gratave mund të kenë fituar, blerja e votave mund të ketë qenë më e lehtë, por një gjë është e qartë që kështu nuk ecet përpara”, tha Basha.

 

Ndërsa, komentit të gazetarëve që “përflitet si kandidat për president”, Basha iu përgjigj: “Nuk ka asnjë gënjeshtër që përpiqet të tërheqë vëmendjen nga të vërtetat e tjera”.