Ghalibaf i reagon Trumpit: Mendoni për kequshqyerjen e 40 milionë amerikanëve!
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i179938-ghalibaf_i_reagon_trumpit_mendoni_për_kequshqyerjen_e_40_milionë_amerikanëve!
ParsToday - Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, në reagim të gjepurave të Trump kundër popullit iranian, deklaroi: "Mendoni për kequshqyerjen e 40 milionë njerëzve në Amerikë, mos ua atribuoni problemet tuaja të tjerëve".
(last modified 2026-07-04T18:12:03+00:00 )
Korrik 04, 2026 20:11 Europe/Tirane
  • Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetar i Parlamentit Islamik të Iranit
    Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetar i Parlamentit Islamik të Iranit

ParsToday - Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, në reagim të gjepurave të Trump kundër popullit iranian, deklaroi: "Mendoni për kequshqyerjen e 40 milionë njerëzve në Amerikë, mos ua atribuoni problemet tuaja të tjerëve".

Sipas ParsToday, Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, shkroi në një mesazh në anglisht të premten në mbrëmje, më 3 korrik 2026, në mediat sociale: "Imagjinoni që më shumë se dyzet milionë qytetarë tuaj varen nga kuponat ushqimore (programi qeveritar i ndihmës ushqimore), por në të njëjtën kohë e quani një vend tjetër "të uritur"".

Ai shtoi: “Kjo nuk është një deklaratë apo pretendim i thjeshtë; ky është një projeksion. Domethënë, ju po ua atribuoni problemet tuaja të tjerëve”.

Ghalibaf vuri në dukje: "Mbajini për vete këshillat dhe rekomandimet tuaja në lidhje me programin SNAP (programi i ndihmës ushqimore i SHBA-së)".

Ai vazhdoi: "Ne vendosim vetë për pasuritë tona. Ju duhet të mendoni për shkallën e kequshqyerjes në vendin tuaj".

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip