Amnesty International ‘dënon’ patronazhistët: U cenuan të drejtat e njeriut
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125074-amnesty_international_dënon’_patronazhistët_u_cenuan_të_drejtat_e_njeriut
Amnesty International dënoi publikimin e të dhënave personale nga regjistrat e Partisë Socialiste dhe Tatimeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 05, 2022 15:52 Europe/Tirane
  • Amnesty International ‘dënon’ patronazhistët: U cenuan të drejtat e njeriut

Amnesty International dënoi publikimin e të dhënave personale nga regjistrat e Partisë Socialiste dhe Tatimeve.

Për këtë organizatë, rrjedhja e informacionit të listës së patronazhistëve dhe pagave përbëjnë shkelje të drejtave të njeriut. Në dhjetor, dy databaza të tjera shkaktuan zemërim masiv kur u përhapën me shpejtësi në publik. Ato mbanin të dhëna personale si pagat, vendet e punës dhe llojin e makinës në pronësi të më shumë se 600 mijë taksapaguesve. Skandali i patronazhistëve dhe targave u zbehën dhe kaluan pa ndëshkime në gjykatë, ndërsa pagat çuan para drejtësisë 4 persona të punësuar në tatime dhe në sektorin privat të agjencive kredidhënëse dhe përmbarimore.