Bordi i Transparencës rishikon çmimin e naftës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125134-bordi_i_transparencës_rishikon_çmimin_e_naftës
Bordi i Transparencës në mbledhjen e së mërkurës ka rishikuar çmimin e naftës të përcaktuar një ditë më parë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 06, 2022 16:51 Europe/Tirane
  • Bordi i Transparencës rishikon çmimin e naftës

Bordi i Transparencës në mbledhjen e së mërkurës ka rishikuar çmimin e naftës të përcaktuar një ditë më parë.

Në mbledhjen e së martës çmimi tavan i shitjes së naftës ishte 233 lekë për litër, ndërsa sot është ulur në 228 lekë për litër. Ndryshim ka pasur edhe për çmimin e benzinës ku nga 208 Lekë/litri që ishte përcaktuar një ditë më parë, ka zbritur 1 lek më pak. Vendimi hyn në fuqi nga sot në orën 18:00 dhe sipas Bordit vjen nga reflektimi në ndryshimin e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.