55 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, asnjë humbje jete
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125152-55_të_infektuar_me_covid_19_në_shqipëri_asnjë_humbje_jete
Nga 904 testime, 55 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Shqipëri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 07, 2022 09:12 Europe/Tirane
  • 55 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri, asnjë humbje jete

Nga 904 testime, 55 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në Shqipëri.

Nuk ka pasur asnjë humbje jete prej virusit, ndërsa 47 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë në 270 102. Aktualisht janë 461 pacientë aktiv me COVID në gjithë vendin. 14 pacientë po marrin trajtim në spital, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. “Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar,” – thuhej në njoftim.