Kroacia dëbon 18 diplomatë rusë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125448-kroacia_dëbon_18_diplomatë_rusë
Ministria e Jashtme kroate ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku njofton dëbimin e diplomatëve rusë nga Zagrebi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 11, 2022 20:23 Europe/Tirane
  • Kroacia dëbon 18 diplomatë rusë

Ministria e Jashtme kroate ka lëshuar një deklaratë zyrtare ku njofton dëbimin e diplomatëve rusë nga Zagrebi.

Sipas IRNA, Ministria e Punëve të Jashtme kroate në një deklaratë zyrtare të hënën njoftoi dëbimin e 18 diplomatëve rusë dhe gjashtë anëtarëve të stafit administrativ të ambasadës ruse në Zagreb. Ministria në një deklaratë tha: Njëzet e katër anëtarë të stafit të ambasadës ruse në Kroaci, duke përfshirë 18 diplomatë dhe gjashtë pjesëtarë të stafit administrativ, janë urdhëruar nga presidenti kroat të largohen nga vendi sa më shpejt që të jetë e mundur. Në deklaratë gjithashtu thuhet: Ambasadori i Rusisë në Zagreb, Andrei Nastrenko, është thirrur në Ministrinë e Jashtme në shenjë proteste ndaj veprimeve të qeverisë ruse në Ukrainë. Para Kroacisë, vende të tjera evropiane kishin dëbuar disa diplomatë rusë të tillë si Polonia, Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Danimarka. Rreth 382 diplomatë rusë janë dëbuar nga vendet evropiane që nga fillimi i luftës së Rusisë me Ukrainën më 24 shkurt. Ka kaluar më shumë se një muaj nga lufta në Ukrainë dhe deri më tani 25 vende kanë dërguar armë të ndryshme ushtarake në Kiev. Rusët këmbëngulin se nuk kanë ndërmend të pushtojnë Ukrainën. Gjashtë javë pas fillimit të operacionit ushtarak rus në Ukrainë, mediat perëndimore pretendojnë se Moska ka tërhequr trupat e saj nga pjesa veriore e Ukrainës rreth Kievit dhe është fokusuar në rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore.