Nafta shitet 235 lekë/litri, rritet dhe çmimi i benzinës dhe gazit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125662-nafta_shitet_235_lekë_litri_rritet_dhe_çmimi_i_benzinës_dhe_gazit
Çmimi i naftës këtë të premte shitet me 235 lekë për litër në pikat e karburant, 28 lekë më shtrenjtë një ditë më parë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 15, 2022 15:47 Europe/Tirane
  • Nafta shitet 235 lekë/litri, rritet dhe çmimi i benzinës dhe gazit

Çmimi i naftës këtë të premte shitet me 235 lekë për litër në pikat e karburant, 28 lekë më shtrenjtë një ditë më parë.

Pas vendimit të sotëm të Bordit të Transparencës, edhe gazi e benzina tregtohen më shtrenjtë. Një litër benzinë do të shitet 211 lekë, nga 193 lekë që shitej javën e kaluar, ndërsa një litër gaz do të kushtojë 115 lekë. Çmimet e reja reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare, sipas Bordit të Transparencës. Ndërkohë çmimi tavan i tregtimit me shumicë të hidrokarbureve do të jetë: 223 Lekë/litri për gazoilin, 199 Lekë/litri për benzinën, 103 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës. Vendimi i Bordit  do reflektohet që sot pas orës 18.00, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.