382 të infektuar me COVID në të gjithë vendin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i125788-382_të_infektuar_me_covid_në_të_gjithë_vendin
Dyzetedy qytetarë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga virusi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 17, 2022 20:06 Europe/Tirane
  • 382 të infektuar me COVID në të gjithë vendin

Dyzetedy qytetarë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga virusi.

Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 1,228 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 18 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar gjithsej 270.626 raste shërimi nga COVID. Aktualisht në Shqipëri janë 382 qytetarë të konfirmuar me COVID-19. 8 persona po marrin trajtim në spital, dhe asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rënduar shëndetësore.