Senatorja republikane: Trump duhet t’i japë fund luftës me Iranin
-
Senatorja republikane: Trumpi duhet t’i japë fund luftës me Iranin
ParsToday — Senatorja republikane nga shteti i Virxhinias Perëndimore theksoi se Donald Trumpi duhet t’i japë fund luftës me Iranin.
Sipas ParsToday, duke cituar IRNA-n, "Shelley Moore", senatorja republikane nga shteti i Virxhinias Perëndimore, tha se Donald Trumpi duhet t’i japë fund luftës me Iranin; një luftë që ka hyrë në muajin e shtatë dhe rritja e fortë e çmimeve të benzinës ka shtuar shqetësimet e amerikanëve për koston e jetesës.
Shelley Moore shtoi se lufta kundër Iranit po vazhdon në një kohë kur mbështetja e republikanëve në Kongres për të është zvogëluar.
Ajo, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me kandidatët republikanë në zgjedhjet për Senatin, të cilët në këtë çështje po distancohen nga Trumpi, tha: "Një qasje e tillë është e natyrshme për një fushatë zgjedhore".
Shelley Moore shtoi: "Trumpi në fillim të luftës kishte deklaruar se ky konflikt do të ishte i shkurtër dhe edhe populli amerikan priste diçka të tillë". Sipas Shelley Moore, zgjatja e luftës ka qenë zhgënjyese për amerikanët, veçanërisht në kushtet kur ata po përballen me rritjen e çmimeve të benzinës.