Maqedonia e Veriut heq kufizimet kundër COVID për të kaluar kufirin
(last modified Tue, 19 Apr 2022 18:20:20 GMT )
Prill 19, 2022 20:20 Europe/Tirane
  • Maqedonia e Veriut heq kufizimet kundër COVID për të kaluar kufirin

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, ka marrë vendim për heqjen e certifikatave të vaksinimit dhe tamponëve kundër koronavirusit për të hyrë në këtë shtet.

Gazetarja e “Euronews Albania” në Shkup, Ferikan Iljazi informoi se ky vendim është marrë për shkak të uljes së rasteve të reja me koronavirus. Në Maqedoninë e Veriut, numri ditor i të infekturarve është 100-130. Në anën tjetër, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe të punësuarit në sektorë të ndryshëm shtetërorë nuk po arrijnë marrëveshje për rritje pagash. Si pasojë, Konfederata e Sindikatave të Lira ka paralajmëruar protesta. Gazetarja Iljazi tha se sindikata e arsimit nuk ka pranuar ofertën e qeverisë për rritjen e pagës me 10%, por kërkojnë rritje me 18%. Greva e tyre ka hyrë në ditën e shtatë dhe paralajmërojnë protesta çdo ditë nëse nuk plotësohen kërkesat.

Tags