81-vjeçari Biden infektohen me Corona dhe anuloi planet e tij zgjedhore
(last modified Thu, 18 Jul 2024 08:17:24 GMT )
Korrik 18, 2024 10:17 Europe/Tirane
  • 81-vjeçari Biden infektohen me Corona dhe anuloi planet e tij zgjedhore

Presidenti 81-vjeçar i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, anuloi të gjitha programet e tij zgjedhore në Las Vegas pasi të mërkurën testi i tij për korona rezultoi pozitiv.

Sipas raportit të IRNA "The Independent" shkroi se Bideni të mërkurën duhej të mbante një fjalim në konferencën vjetore të quajtur "Unidos US" në Las Vegas, të cilën ai e anuloi. Ai u infektua me Covid ndërsa po përballet me presionin në rritje nga Partia Demokratike për t'u tërhequr nga zgjedhjet për shkak të kushteve fizike të lidhura me moshën. Mediat amerikane raportuan se lideri i shumicës në Senat, senatori Chuck Schumer dhe udhëheqësi i pakicës demokratike të Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries ditët e fundit u takuan veçmas me Biden në një takim privat për t'i thënë atij se ekziston një shqetësim i thellë se kandidatura e tij mund të ketë një ndikim negativ në garën për Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin. Javët e fundit, më shumë se 20 politikanë të Partisë Demokratike i kanë kërkuar zotit Biden të tërhiqet nga kandidatura. Në një intervistë për kanalin “BET”, Biden tha se nëse mjekët thonë se ai ka një “problem fizik”, ai do të mendojë të tërhiqet nga gara. Rezultatet e një sondazhi të ri në Shtetet e Bashkuara tregojnë se rreth dy të tretat e demokratëve thonë se Joe Biden duhet të tërhiqet nga fushata e zgjedhjeve presidenciale të këtij vendi dhe të zëvendësohet nga një kandidat tjetër.

Tags