Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit takohet me Mbretin e Bahreinit
(last modified Tue, 22 Oct 2024 09:46:44 GMT )
Tetor 22, 2024 11:46 Europe/Tirane
  • Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit takohet me Mbretin e Bahreinit

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit ka takuar të hënën mbrëma mbretin e Bahreinit, Hamad Bin Isa Al Khalifa.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit, i cili udhëtoi të hënën për në Manama, në një takim me Mbretin e Bahreinit, theksoi nevojën për përpjekje serioze nga vendet e rajonit për të ndalur krimet dhe gjenocidin e regjimit sionist në Gaza dhe në Liban dhe bëri thirrje për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Abbas Araghchi gjithashtu e përshkroi të dhimbshme situatën humanitare në Gaza dhe në Liban dhe, duke iu referuar veprimit të qëllimshëm të regjimit pushtues në parandalimin e dërgimit të ushqimeve dhe medikamenteve në Gaza dhe në Liban, ai e cilësoi këtë politikë si pjesë të planit gjenocidal të regjimit sionist. Me këtë rast, ai theksoi domosdoshmërinë e rëndësisë së bashkëpunimit mes të gjitha vendeve islamike duke dhënë ndihma humanitare për popullin e Gazës dhe të Libanit.

Në këtë takim, Mbreti i Bahreinit, Hamad bin Isa Al Khalifa, vlerësoi lëvizjet diplomatike të Republikës Islamike të Iranit për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për të parandaluar përshkallëzimin e tensionit dhe konfliktit, si dhe theksoi përkushtimin e vendit të tij për të parandaluar përhapjen e luftës dhe të konfliktit në rajon.

Gjithashtu, Mbreti i Bahreinit përmendi mbresat pozitive të udhëtimit të tij në Teheran dhe takimit me Liderin Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit dhe shprehu shpresën se do ta vizitojë përsëri Iranin.

Gjatë udhëtimit të tij në Manama, Abbas Araghchi gjithashtu u takua dhe bisedoi edhe me Abdul Latif Bin Rashid Al-Ziyani, Ministrin e Punëve të Jashtme të Bahreinit.

Pas largimit nga Bahreini, ministri i Jashtëm i Iranit mbërriti në Kuvajt në kuadër të konsultimeve dhe takimeve rajonale dhe u mirëprit nga zyrtarët e vendit.