Regjimi sionist sulmon brutalisht objekte infrastrukturore të Libanit
Avionët luftarakë të regjimit sionist sulmuan disa objekte të infrastrukturës në Liban, duke përfshirë edhe institucione ekonomike të qytetit të Bejrutit.
Rrjeti i lajmeve Al-Manar raportoi se pas përfundimit të goditjes së objektivave ushtarake nga ana e regjimit sionist në Liban, avionët luftarakë të këtij regjimi shënjestruan mbrëmë objekte infrastrukturorë të vendit, duke përfshirë edhe qendra ekonomike.
Sipas një gazetari të rrjetit televiziv Al-Manar, në 13 sulmet ajrore të armikut sionist mbi fshatrat, qytezat dhe lagjet e periferisë jugore të Bejrutit, Dahiya, në shënjestër u vu edhe institucioni social "Al-Kard al-Hasan".
Ky institucion është përgjegjës për lehtësimin e punëve të përditshme të qytetarëve libanezë si dhe dhënien e kredive pa interes (kard hasan).
Lidhur me këtë, Daniel Hagari, zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist, ka njoftuar të dielën në mbrëmje se objektet e Fondacionit "Al-Kard Al-Hasan" kanë qenë në shënjestër të sulmeve dhe pretendoi se kjo organizatë është financuese e Hezbollahut të Libanit.
Rrjeti televiziv Al-Manar tha: "Regjimi sionist ka vënë në shënjestër të sulmeve të tij brutale ndërtesat dhe zyrat e 5 institucioneve financiare në jug të Bejrutit, në Baalbek, në Rayak dhe në Hermel, për të cilat sionistët pretendojnë se janë të lidhura me Hezbollahun."