Trump: Kina më respekton sepse Xi e di që jam i çmendur!
(last modified 2024-10-21T09:16:40+00:00 )
Tetor 21, 2024 11:16 Europe/Tirane
  • Trump: Kina më respekton sepse Xi e di që jam i çmendur!

Kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha: "Kina më respekton sepse Xi e di që jam i çmendur!"

Sipas rrjetit televiziv të lajmeve Euro News, Donald Trump, kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një bisedë me gazetën "Wall Street Journal", njoftoi se nëse ai kthehet në Shtëpinë e Bardhë përballë asaj që ai pretendoi se ishte sulm ushtarak i Kinës ndaj ishullit të Tajvanit, "me vendosjen e tarifave të rënda të importit, Pekini do të pendohet për veprimin e tij".

Ish-presidenti amerikan tha se nuk do t'i duhej të përdorë forcën ushtarake për të parandaluar bllokadën e supozuar të Kinës ndaj ishullit të Tajvanit.

Duke shpjeguar parashikimin e tij, ai pretendoi: "Sepse presidenti Xi Jinping më respekton dhe e di që jam i çmendur! Nëse hyni në territorin e Tajvanit, do të më mërzitni vërtet, kështu që do të më duhet t'ju taksoj 150-200%."

Më pas, Donald Trump, në lidhje me karakterin e presidentit kinez Xi Jinping, shtoi: "Unë kisha një marrëdhënie shumë të mirë me të. Ai ishte një person vërtet i këndshëm. Nuk dua të them se ishte miku im. Është marrëzi të them se ai ishte miku im, por unë ia kalova shumë mirë me të."

 

Tags