Kryetari i Parlamentit dhe kryetari i Këshillit Strategjik të Marrëdhënieve me Jashtë të Iranit paralajmërojnë Evropën rreth Gjirit Persik
(last modified 2024-10-20T16:31:42+00:00 )
Tetor 20, 2024 18:31 Europe/Tirane
  • Kryetari i Parlamentit dhe kryetari i Këshillit Strategjik të Marrëdhënieve me Jashtë të Iranit paralajmërojnë Evropën rreth Gjirit Persik
    Kryetari i Parlamentit dhe kryetari i Këshillit Strategjik të Marrëdhënieve me Jashtë të Iranit paralajmërojnë Evropën rreth Gjirit Persik

ParsToday - Ghalibaf tha: "Bashkimi Evropian dhe spekuluesit e tjerë duhet të dinë se tre ishujt Bumusa, Tonbi i Madh dhe Tonbi i Vogël janë pjesë e Iranit".

Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, të dielën deklaroi: "Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik, në vend që të përkushtojë energjinë e tij për të ndaluar makinën e luftës të regjimit sionist, vazhdon të bëjë pretendime të pabaza ndaj integritetit territorial të Republikës Islamike të Iranit”.

Sipas ParsToday, Ghalibaf, duke iu referuar deklaratës së fundit të përbashkët anti-iraniane të Bashkimit Evropian dhe Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik, shtoi: "Të tre ishujt e përmendur janë pjesë e territorit të Iranit".

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit në lidhje me këtë tha:

"Bashkimi Evropian dhe spekuluesit e tjerë duhet ta dinë se tre ishujt Bumusa, Tonbi i Madh dhe Tonbi i Vogël janë pjesë e territorit të Iranit dhe askush nuk do të guxojë të bëjë asgjë kundër këtij parimi të padiskutueshëm. Është më mirë për ekzistencën e tyre që të mos testojnë vullnetin e kombit iranian për të vërtetuar edhe një herë këtë parim".

Më tej Ghalibaf kërkoi nga qeveria e Republikës Islamike të Iranit që të përgatisë sa më shpejt përgatitjet për zbatimin e nenit 61 të Planit të Shtatë Zhvillimor të vendit për zhvillimin e këtyre ishujve iranianë.

Më parë, Kamal Kharazi, kreu i Këshillit Strategjik të Marrëdhënieve me Jashtë të Iranit, duke shpjeguar motivet e Bashkimit Evropian në mbështetjen e pretendimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, në një deklaratë zyrtare paralajmëroi autoritetet e këtij vendi në lidhje me pretendimin për tre ishujt iranianë:

"Lini mënjanë armiqësinë me Iranin për integritetin e tij territorial dhe në vend që t'i drejtoheni kësaj dhe asaj, që kanë motive ekonomike në mbështetje të pretendimit të Emirateve, kthehuni në dialog, bazuar në faktet historike dhe dokumentet në dispozicion, ndiqni rrugën për të zgjidhur problemin dhe mënjanuar mosmarrëveshjet dhe për zhvillimin e paqes dhe stabilitetit në rajon, përndryshe rruga që të tjerët hapin para këmbëve të tyre nuk do të çojë në asgjë tjetër përveç shkatërrimit dhe luftës".

 

Tags